Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se ka përcjellë dhe fotografuar zyrtarin policor

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se ka përcjellë dhe fotografuar zyrtarin policor

Kronika November 19, 2022 - 09:05

Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se se ka përcjellë fotografuar dhe incizuar zyrtarin policor.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 20:50 në rrugën “ Elez isufi” në Mitrovicë, raporton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka përcjellë dhe fotografuar ankuesin zyrtar policor. Sipas ankuesit i dyshuari vazhdimisht bënë fotografi dhe video incizime. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri