Arrestohet shqiptari me gruan në Itali, u sekuestrohen 30 mijë euro dhe heroinë

Arrestohet shqiptari me gruan në Itali, u sekuestrohen 30 mijë euro dhe heroinë

Kronika November 18, 2022 - 22:44

Një 29-vjeçar me origjinë shqiptare dhe gruaja e tij janë arrestuar ditën e sotme nga autoritetet italiane.

Burrë e grua u arrestuan nga autoritetet italiane teksa po udhëtonin me mjetin e tyre tip “Volkswagen Polo”. Në mjet ndodhej edhe fëmija i çiftit, 10-muajsh, raportojnë mediat e huaja.

Gjatë kontrolleve të kryera në banesën dhe mjetin e shqiptarit nga policia efektivët e policisë sekuestruan 30 mijë euro cash të përfituara nga shitja e drogës dhe 9 kilogramë heroinë.Të dy përballen me akuzën për trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike./euronews.al