Policia kap në Mitrovicë një furgon të mbushur me mallra të kontrabanduara

Policia kap në Mitrovicë një furgon të mbushur me mallra të kontrabanduara

Kronika November 18, 2022 - 16:43

Policia ka njoftuar se sot, rreth orës 13:30, gjatë patrullimit dhe vëzhgimit të terrenit në Mitrovicë, është pikasur një automjet transportues (furgon) me targa vendore me të cilin dyshohej se po kryhej kontrabandë me mallra.

Policia ka arritur ta ndaloj automjetin të cilin e drejtonte një mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit, të ngarkuar në automjet janë gjetur 1040 pako me gjëra ushqimore më vlerë rreth 14.000 euro.

“Malli dyshohet që është i kontrabanduar, andaj rasti është adresuar te Dogana e Kosovës që të trajtohet më tej.Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganës e Kosovës do të vazhdojnë aktivitetet e përbashkëta me qëllim të parandalimit të krimit dhe kontrabandës së mallrave”, thuhet në njoftim. /Zëri

Image

Image