Një femre në Prishtinë i grabitet çanta me para

Një femre në Prishtinë i grabitet çanta me para

Kronika November 18, 2022 - 10:39

Një femër ka raportuar në Polici se derisa kishte qenë duke ecur, një person i panjohur ia kishte marrë çantën me para dhe gjëra të tjera.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 16:15, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë duke ecur, një person i panjohur ia kishte marrë çantën, në të cilën kishte pasur para dhe disa gjësende të tjera. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri