Ngasësi i veturës godet një këmbësor në Fushë-Kosovë

Ngasësi i veturës godet një këmbësor në Fushë-Kosovë

Kronika November 18, 2022 - 09:58

Policia ka pranuar një informatë se një person, duke drejtuar automjetin e tij, e ka goditur një këmbësor, duke i shkaktuar kështu edhe lëndime trupore.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhu më datën 17.11.2022, rreth orës 18:15, në rrugën “ Xhemajl Mustafa” në Fushë-Kosovës, raporton Zeri.info.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, duke drejtuar automjetin, ka goditur këmbësorin viktimën mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri