Policia në kërkim të gjilanasit, posedonte marihuanë në shtëpinë tij

Policia në kërkim të gjilanasit, posedonte marihuanë në shtëpinë tij

Kronika November 18, 2022 - 09:51

Policia në Gjilan, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, ka konfiskuar një sasi të substancave narkotike të llojit marijuanë, në peshë prej 436.2 gramësh dhe një peshore digjitale.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 17.11.2022, rreth orës 19:20, në rrugën “Nikit Dardani” në Gjilan, raporton Zeri.info.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë prej 436.2 gramësh dhe një peshore digjitale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se i dyshuari gjendet në kërkim policor, rasti në procedurë hetimore. /Zëri