Arrestohet për dhunë në familje një person në Istog, sulmoi edhe zyrtarin policor

Arrestohet për dhunë në familje një person në Istog, sulmoi edhe zyrtarin policor

Kronika November 18, 2022 - 09:17

Një femër ka raportuar në Polici se një person nën ndikim të alkoolit ka rrahur atë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 17.11.2022, rreth orës 20:09, në Istog, raporton Zeri.info.

“Viktima femër kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit, ka shkaktuar dhunë fizike ndaj saj, duke i shkaktuar lëndime trupore. Gjatë arrestimit i dyshuari i ka sulmuar dhe kanosur zyrtarët policorë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri