Vdes një femër në Prishtinë, dyshohet se ra nga lartësia e një objekti

Vdes një femër në Prishtinë, dyshohet se ra nga lartësia e një objekti

Kronika November 18, 2022 - 09:04

Policia në Prishtinë ka pranuar informatën se një femër, pasi kishe rënë në tokë nga një objekt, ishte dërguar më ndihmë të shpejtë në QKUK, ku më pas edhe kishte vdekur.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më datën 17.11.2022, rreth orës 08:37, në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Është raportuar se viktima femër kosovare, pasi dyshohet se kishte rënë në tokë nga një objekt, me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKUK, ku më pas kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri