Hajnat i hyjnë në shtëpi një gruaje në Ferizaj, i vjedhin gjësende

Hajnat i hyjnë në shtëpi një gruaje në Ferizaj, i vjedhin gjësende

Kronika November 17, 2022 - 11:23

Një femër ka raportuar në Polici se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës, ku kanë demoluar shtëpinë dhe kanë vjedhur disa gjësende.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:56 në fshatin Greme, në Ferizaj, raporton Zeri.info.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar, me ç’rast kanë demoluar shtëpinë dhe kanë vjedhur disa gjësende”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe se rasti është nën hetime. /Zëri