Tragjedi në Itali, i riu shqiptar qëllon me armë zjarri të dashurën më pas vret veten

Tragjedi në Itali, i riu shqiptar qëllon me armë zjarri të dashurën më pas vret veten

Kronika November 16, 2022 - 23:06

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje në Bari të Italisë. Një 21-vjeçar me origjinë shqiptare ka qëlluar dy herë partneren e tij me armë zjarri dhe më pas ka qëlluar dhe veten.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në një apartament në Cassano delle Murge, në provincën e Barit.

Mediat italine rapotojnë se vajza 18-vjeçare me origjinë marokene është transportuar në spitalin Miulli në Acquaviva delle Fonti në gjendje të rëndë dhe më pas në poliklinikën e Barit. Ndërsa i riu shqiptar ka ndërruar jetë në vend.