Aksident në Drenoc të Klinës, lëndohen gjashtë persona
Foto: Zëri / Ilustrim

Aksident në Drenoc të Klinës, lëndohen gjashtë persona

Kronika November 16, 2022 - 19:33

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Drenoc të Klinës, ku për pasojë gjashtë persona janë lënduar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë për “Zeri.info”, se të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës.

“Sot rreth orës 17:20, Policia është informuar se në fshatin Drenoc-Klinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të involvuara një kombi dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit 6 persona kanë pësuar lendime trupore, të lenduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova. /Zeri