Shitblerje dhe punime të diplomës, policia interviston tre persona
Foto: Zëri / Ilustrim

Shitblerje dhe punime të diplomës, policia interviston tre persona

Kronika November 16, 2022 - 18:44

Policia e Kosovë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se janë intervistuar tre persona të dyshuar për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim.

Sipas njoftimi të PK-së thuhet se intervistimi i të dyshuarve nga Policia është bërë me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Me datën 26.10.2022, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka pranuar një autorizim mbi grumbullimin e informacioneve në lidhje me disa denoncime publike, ku është shfaqur fenomeni i shit-blerjes së Punimeve të Diplomave. Pas zhvillimit të hetimeve, grumbullimit të provave si dhe identifikimit të personave të dyshuar më datën: 15 dhe 16.11.2022, janë iniciuar dy raste: Falsifikim i dokumenteve dhe Mashtrim”, thuhet tute në njoftim.

Po ashtu sipas njoftimit bëhet e ditur se, në rastin falsifikimi i dokumenteve janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve personat: F.TH , mashkull, 22-vjeç dhe F. V, femër 22-vjeç, ndërsa në lidhje me rastin mashtrim në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar edhe B.B , mashkull, 27-vjeç.

“Hetuesit e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, pas grumbullimit të provave dhe kompletimit të lëndëve, do t’i procedoj në Prokurorinë në Prishtinë me kallëzim penal kundër personave të lartcekur”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri