Policia sekuestron drogë në Prizren, në pranga dy persona

Policia sekuestron drogë në Prizren, në pranga dy persona

Kronika November 16, 2022 - 15:48

Hetuesit policorë nga njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit për Narkotikë në Prizren, pas pranimit të një informate se disa të dyshuar janë përfshirë në trafikim me lëndë narkotike, kanë hartuar dhe zbatuar planin operativ “Fermeri”, duke filluar hetime intensive në mbledhjen e dëshmive.

Policia njofton se pas grumbullimit të të dhënave se dy të dyshuar janë të përfshirë në veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ka siguruar urdhër kontrollin për kontrollim të banesës edhe objekteve përcjellëse të të dyshuarve.

Në këtë operacion janë arrestuar dy persona dhe janë konfiskuar sasi rreth 1 kg e drogë, transmeton Zeri.info.

“Sot, më 16.11.2022, në orën 06:10, në fshatin Shpenadi të Prizrenit, ka filluar kontrolli dhe gjatë realizimit të tij janë gjetur dhe sekuestruar: 805.5 gr substancë dyshohet të jetë heroinë, 1.1 gr marihuanë dhe dëshmi tjera relevante për rastin.

Të dyshuarit: A.D. (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar) dhe V.D. (viti i lindjes 1998, mashkull kosovar), janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me aktvendim nga prokurori i rastit janë dërguar në ndalim policor deri në 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri