Vetaksidentohet një veturë zyrtare, tre të lënduar [video]

Vetaksidentohet një veturë zyrtare, tre të lënduar [video]

Kronika November 16, 2022 - 11:07

Një vetaksident ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Gjilan.

Sipas pamjeve, vetura kishte targa zyrtare “4Z”, ndërsa Policia ka konfirmuar se tre persona janë lënduar, transmeton Zeri.info.

“Sot rreth orës 09:00, në rrugën Prishtinë - Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtët janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, konfirmoi Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Ajo tha se Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti. /Zëri