Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Kosovë

Kronika November 16, 2022 - 11:01

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima të dhunës në familje kanë qenë të gjitha femra, transmeton Zeri.info.

Dy raste janë raportuar në Prishtinë dhe nga një rast në Suharekë, Prizren dhe Gjakovë.

Më poshtë gjeni rastet e plota të dhunës në familje:

Prishtinë, 15.11.2022 - 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në strehimore.

Prishtinë, 15.11.2022 - 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar viktimën femër kosovare. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Suharekë, 15.11.2022 - 16:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Prizren, 15.11.2022 - 22:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje që kishte pasur me të dyshuarin mashkull kosovar ishte sulmuar fizikisht nga ai. Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore, për çka dhe i është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari në kërkim policor.

Gjakovë, 15.11.2022 - 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se kishte kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.