Vodhën një veturë në Drenas, arrestohen tre të mitur

Vodhën një veturë në Drenas, arrestohen tre të mitur

Kronika November 14, 2022 - 10:36

Janë arrestuar tre të mitur në Drenas, të dyshuar për vjedhjen të një kombi-busi.

Policia ka njoftuar se dje hetuesit e Stacionit Policor të Drenasit kanë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën “Tentim vjedhjeje”.

“Personat e dyshuar: A. M., mashkull, V. C., mashkull dhe L. B., mashkull ( të tre të mitur), të cilët po lëviznin me një automjet (kombi-bus i raportuar i vjedhur), sapo kanë vërejtur Policinë, duke e lënë automjetin në lëvizje, kanë vrapuar në mënyrë që t'i shmangen policisë, mirëpo të njëjtit menjëherë janë arrestuar, ndërkohë që automjeti është përplasë në mur”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur gjithashtu se pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit me vendim të prokurorit ia kanë dorëzuar automjetin pronarit legjitim.

“Hetuesit janë duke vazhduar punën për arrestimin e personit të katërt, i cili aktualisht ndodhet në arrati”, thotë Policia. /Zëri