Aksident mes pesë veturave në Vragoli, ka të lënduar
Foto: Zëri / Ilustrim

Aksident mes pesë veturave në Vragoli, ka të lënduar

Kronika November 13, 2022 - 20:26

Pesë persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti në rrugën Prishtinë-Pejë.

Në aksident janë përfshirë pesë vetura.

Zëdhënësi i Policia e Kosovës, Daut Hoxha tha për "Zeri.info", se gjendja e personave të lënduarve është stabile.

“Rreth ores 17:20 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë në Vragoli është shkaktuar një Aksident trafiku me lëndime trupore, ku kanë qenë të perfshira 5 automjete. Lëndime trupore kanë kërkuar 5 persona dhe gjendja e tyre është raportuar të jetë stabile për momentin . Si pasoj e aksidentit është krijuar kolonë në drejtim të Prishtinës pasi qarkullimi është realizuar vetëm në një shirit të rrugës. Në vendin e ngjarjes janë dal të gjitha njësitet e nevojshme dhe kanë kryer procedurat e nevojshme”, tha ai.

Si pasojë e këtij aksidenti janë shkaktuar kolona në drejtim të Prishtinës. /Zeri.info