Sulmoi fizikisht motrën dhe bashkëshorten, arrestohet i dyshuari nga Vitia
Foto: Zëri / Ilustrim

Sulmoi fizikisht motrën dhe bashkëshorten, arrestohet i dyshuari nga Vitia

Kronika November 13, 2022 - 11:16

Një person është arrestuar në Viti, pasi që kishte sulmuar fizikisht motrën dhe bashkëshorten e tij.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 14:30.

“DHUNË NË FAMILJE/Viti 12.11.2022 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe bashkëshortes së tij, viktimave femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.