Vdes motoçiklisti në Pejë, goditet nga një furgon

Vdes motoçiklisti në Pejë, goditet nga një furgon

Kronika November 12, 2022 - 12:57

Polcia e Kosovës përmes njoftimit ka bërë të ditur se sot me datën 12 nëntor 2022, rreth orës 11:00, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugen “Beteja e Loxhës” në Pejë

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se në këtë aksident ishin të përfshira një automjet transportues kombi dhe një motoçikletë, raporton Zeri.info.

"Si pasojë e aksidentit vozitësi i motoçikletës është lënduar rëndë, i njejti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, por sipas ekipit mjekësor viktima në spital ka arritur pa shenja jete".

Po ashtu me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Zëri