Prishtinasi ther me thikë vëllain

Prishtinasi ther me thikë vëllain

Kronika November 12, 2022 - 11:03

Një mosmarrëveshje mes dy vëllezërve ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar pasi i njëjti pas një zënke që kishte pasur me vëllain e tij, e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me thikë.

"Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e Policisë. /Zëri