Gjobë 500 euro, pesë pikë negative dhe një vit heqje e patent shoferit, për ferizajasin që tejkaloi shpejtësinë e lejuar
Foto: Laura Hasani

Gjobë 500 euro, pesë pikë negative dhe një vit heqje e patent shoferit, për ferizajasin që tejkaloi shpejtësinë e lejuar

Kronika November 12, 2022 - 08:50

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, mbrëmë në ora 22:52 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën " Epopeja e Jezercit ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 112 km/h.

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me E.U 19-vjeçar i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro, 5 pikë negative dhe një vit masë mbrojtëse ,heqje e patentë shoferit. Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar, thuhet në njoftim, raporton Zeri.info.

Përmes njoftimit, Policia Rajonale e Ferizajt, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes, pasi veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

“Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri