Klinë: Një person i maskuar dhe me armë grabit rreth 800 euro në një pompë derivatesh

Klinë: Një person i maskuar dhe me armë grabit rreth 800 euro në një pompë derivatesh

Kronika November 10, 2022 - 11:23

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë, orës 22:20, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ia ka marrë 792 euro punëtorit në pompën e derivateve në Klinë, raporton Zeri.info.

“Ankuesi kosovar ka njoftuar Policinë se derisa ishte duke punuar në një pompë derivatesh, nga një veturë ka dalë një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka marrë 792 € para. Pas kryerjes së veprës, i dyshuari (dyshohet të ketë qenë i shoqëruar edhe nga persona të tjerë) është larguar me veturë nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin e Policisë.

Po ashtu thuhet se nuk ka të lënduar dhe rasti është nën hetime. /Zëri