Hajnat vjedhin 600 euro në një shtëpi në Shtime dhe sulmojnë pronaren

Hajnat vjedhin 600 euro në një shtëpi në Shtime dhe sulmojnë pronaren

Kronika November 10, 2022 - 11:08

Një femër ka raportuar në Polici se derisa ka qenë në shtëpinë e saj persona të panjohur kishin hyrë brenda dhe, përveçqë kishin vjedhur para në vlerë prej 600 eurove, kishin goditur atë, duke e lënë kështu pa vetëdije.

Policia ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur më 09.11.2022, rreth orës 17:10, në fshatin Davidovc në Shtime, raporton Zeri.info

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se derisa ka qenë në shtëpi, ka hyrë një person i panjohur, i cili e ka goditur dhe lënë pa vetëdije. Sipas dëshmitarit (vjehrrit të viktimës), nga dhoma ku ka ndodhur incidenti janë vjedhur 600 € para. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri