Shtatë të arrestuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit në Gjakovë

Shtatë të arrestuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit në Gjakovë

Kronika November 10, 2022 - 08:18

Stacioni Policor në Gjakovë ka pranuar një informatë se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Gjakovë ishin duke u zhvilluar lojëra të fatit (bixhoz i paligjshëm).

Sipas njoftimit të PK-së, më datën 09.11.2022, rreth orës 19:00, në koordinim me prokurorin e Shtetit, është realizuar kontrolli në një lokal në Gjakovë, ku dyshohej se ishte duke u zhvilluar dhe organizuar bixhoz i paligjshëm, raporton Zeri.info.

“Gjatë kontrollit në atë lokacion janë hasur dhe arrestuar shtatë persona, të cilët ishin duke luajtur lojën e fatit të ashtuquajtur ‘Barbut’. Me vendim të prokurorit të Shtetit, i dyshuari me inicialet P. P., i lindur në vitin 1963, i cili dyshohet se ishte organizatori i lojës dhe pronari i lokalit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, sipas njoftimit, thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike. /Zëri