Dhëndri mosmarrëveshje me babanë e gruas në Suharekë, përdoren edhe armë

Dhëndri mosmarrëveshje me babanë e gruas në Suharekë, përdoren edhe armë

Kronika November 09, 2022 - 12:44

Një mosmarrëveshje ka ndodhur të martën mes dy personave afër një pompe të derivateve në magjistralen Suharekë – Prizren, saktësisht në fshatin Shirokë.

Policia ka njoftuar se nga kjo mosmarrëveshje ka pasur të shtëna me armë zjarri, ndërsa të përfshirë kanë qenë dhëndri me babanë e gruas së tij.

“Patrullat policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, në vendngjarje kanë kuptuar se pas një mosmarrëveshjeje që i dyshuari i parë A.B., 27-vjeçar dhe i dyshuari i dytë M.B., 54-vjeçar (babai i bashkëshortes së A.B.) situata ka eskaluar dhe të dyshuarit janë përleshur fizikisht”, thuhet në njoftim.

Në këtë rast i dyshuari i parë e ka nxjerrë armën nga brezi dhe ka shtënë një herë në ajër.

“Ekipet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, personat e përfshirë në rast janë arrestuar. I dyshimti kishte përdorur armën me leje, arma me 14 fishkë është sekuestruar, Prokurori kujdestar është njoftuar, me hetimin e mëtejmë të rastit do të merren hetimet rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri