Sekuestrohen dy armë zjarri dhe një thikë në Prishtinë

Sekuestrohen dy armë zjarri dhe një thikë në Prishtinë

Kronika November 09, 2022 - 10:44

Dy armë zjarri dhe një thikë janë sekuestruar sot pas mesnate, rreth orës 1:20, në rrugën “George Bush” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin janë arrestuar dy persona, transmeton Zeri.info.

“Sot, rreth orës 01:20, nga zyrtarët policorë të stacionit ‘Qendra’ në Prishtinë janë shoqëruar në stacion dy persona dhe janë sekuestruar dy armë zjarri dhe një thikë. Sekuestrimi i armëve është kryer në rrugën ‘George Bush’, kur personat / automjeti me të cilin po lëviznin, është ndaluar nga policia për një kontroll rutinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Bëhet e ditur gjithashtu se personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës. /Zëri

Image
Armët e sekuestruara