Tri raste të dhunës në familje u raportuan dje në Kosovë

Tri raste të dhunës në familje u raportuan dje në Kosovë

Kronika November 09, 2022 - 10:31

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar tri raste të dhunës në familje.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima të dhunës kanë qenë të gjitha femra, transmeton Zeri.info

Rastet janë raportuar në Prishtinë, Fushë-Kosovë dhe Graçanicë.

Më poshtë gjeni raportet e plota të dhunës në familje:

Fushë-Kosovë, 08.11.2022 - 14:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje në familje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Prishtinë, 08.11.2022 - 14:37. Viktima femër kosovare ka raportuar se përmes telefonit është kanosur nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Graqanicë, 08.11.2022 – 17:15. Ankuesja femër kosovare ka informuar se përmes rrjetit social është kanosur nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, me të cilën është në proces të divorcit.