Një rast i dhunimit raportohet në Skenderaj, viktima dërgohet për ekzaminim mjekësor

Një rast i dhunimit raportohet në Skenderaj, viktima dërgohet për ekzaminim mjekësor

Kronika November 09, 2022 - 09:12

Një rast i dhunimit në Skenderaj është raportuar në Polici.

Përmes raportit 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se rasti dyshohet se ka ndodhur më 4 nëntor, më 6 nëntor është raportuar në Polici, ndërsa më 7 nëntor është dërguar viktima femër për ekzaminim mjekësor, transmeton Zeri.info.

“Skenderaj, 04.11.2022 - 14:30. Më 06.11.2022 është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga një i dyshuar mashkull i panjohur. Më 07.11.2022 viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor”, thuhet në raportin e plotë të Policisë. /Zëri