Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Lipjan

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Lipjan

Kronika November 08, 2022 - 21:56

Njësite policore të stacionit të Lipjanit, kanë arrestuar dy persona të dyshuar( njëri nga ta i mitur), për vjedhje të rëndë.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur me datën 18.09.2022, ku nga personat e arrestuar, dyshohet të jetë vjedhë një automjet e më pas në një lokacion tjetër disa pajisje punem raporton Zeri.info.

“Puna e hetuesve të stacionit policor të Lipjanit, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personat e dyshuar, të cilët me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprën në fjalë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri 

Image

Image