Policia i kap në flagrancë katër prizrenas duke paketuar drogë

Policia i kap në flagrancë katër prizrenas duke paketuar drogë

Kronika November 08, 2022 - 19:57

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona, të cilët i ka kapur në flagrancë duke paketuar lëndë narkotike të llojit të ndryshëm.

Përmes një njoftimi për medie, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se katër të dyshuarit janë ndaluar për 48.

Në njoftim bëhet e ditur se janë sekuestruar substancë e dyshuar e llojit marihuanë mbi 1 kilogramë si dhe kokainë me peshë 0.79 gramë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:

Antidroga në Prizren arreston në flagrancë katër persona të dyshuar

Prishtinë, më 8 nëntor 2022

Policia e Kosovës, konkretisht njësia e antidrogës në Prizren, gjatë punës operative në teren ka pranuar informacione relevante se në një lokacion në Prizren gjinden substanca të dyshuara narkotike.

Në ora 14:45 sipas urdhrit verbal të pranuar nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake në Prizren, Njësia e antidrogës në Prizren, në asistim të patrullave policore dhe forenzikës së stacionit policor në Prizren, kanë ndërmarr një operacion bastisje në lokacionin/shtëpinë ku kishte dyshime sipas informacionit paraprak se gjendej substanca narkotike.

Gjatë operacionit të bastisjes në vendin e ngjarjes, në flagrancë duke paketuar substancën narkotike, nga Policia janë arrestuar  katër (4) persona të dyshuar, si dhe janë sekuestruar si prova materiale dëshmitë si në vijim:

•           Tridhjetë e dy (32) qese najloni të ndara me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuan me peshë të përgjithshme: 1 kg. e 118 gr.

•           Tri (3)  qese të mbushura me substancë të dyshuar për narkotike lloji KOKAIN me peshë 0.79 gram

•           Një (1) peshore elektronike

•           Katër (4) telefona mobil

•           Veturë e markës Ford

•           Disa qese plastike të zbrazura që dyshohet se do të përdoreshin për paketimin e substancave narkotike.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren, ku janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës të  caktuar sipas detyres zyrtare. 

Pas intervistimit të tyre me Vendim mbi Ndalimin të lëshuar nga Prokurori i Shtetit në Prizren, të gjithë të dyshuarit  ndalohen për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.