Podujevë: Vodhi në një lokal, arrestohet i mituri

Podujevë: Vodhi në një lokal, arrestohet i mituri

Kronika November 08, 2022 - 16:15

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të mitur, pasi i njëjti kishte vjedhur gjësende me vlerë prej 400 euro në një lokal.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur sot në Podujevë, raporton Zeri.info.

“Sot nga zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë.

Personi dyshohet se gjatë natës së kaluar, me forcë kishte depërtuar brenda një lokali, ku ka marrë gjësende (pije, cigare etj, në vlerë rreth 400 euro), është arrestuar, nga ana e policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu sipas njoftimit, i mituri me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Zëri