Prizren: 30 ditë paraburgim 27-vjeçarit të dyshuar për dhunim
Kronika
November 08, 2022 - 15:31
Policia ka njoftuar sot se të hënën është arrestuar një person, 27-vjeçar, nga Prizreni.
Ai ishte i kërkuar nga gjykata për veprën penale “Dhunimi”, ndërsa ndaj të njëjtit është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, transmeton Zeri.info.
“Më 07 nëntor 2022, rreth orës 14:00, Njësiti për realizimin e urdhëresave të Gjykatës të Stacionit Policor Prizren ka lokalizuar dhe ka arrestuar personin O.G. (27-vjeçar) nga Prizreni, i kërkuar me urdhër arrest të Gjykatës për veprën penale ‘Dhunimi’. Pas arrestimit të personit të kërkuar, ai është dërguar para gjyqtarit kompetent. Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë për të dyshuarin”, thuhet në njoftim.
I njëjti është përcjellë për në burgun e Prishtinës. /Zëri