Suharekë: Djali rrah babanë

Suharekë: Djali rrah babanë

Kronika November 08, 2022 - 09:36

Një person nga Suhareka e ka raportuar në Polici djalin e tij për dhunë.

Sipas Policisë, nuk është raportuar për lëndime, ndërsa pas intervistimit palët janë liruar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se djali i tij mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj tij. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri