Arrestohet 27-vjeçari për mashtrim, përvetësoi 38500 euro nga një person
Kronika
November 08, 2022 - 09:16
Një 27-vjeçar është arrestuar në Prishtinë, i dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i besimit”.
I arrestuari me inicialet F.A., shtetas i Kosovës, me vendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të Shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
“Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, Policia ka ngritur dyshimin e bazuar se i njëjti dyshohet se duke keqpërdorur besimin, nga ankuesi ka përvetësuar një shumë parash (vlera e përafërt arrin deri në 38500 euro)”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri