Hedhja e koktej molotovit në oborrin e një shtëpie në Graçanicë dyshohet se u bë për shkak të mosmarrëveshjeve për parking

Hedhja e koktej molotovit në oborrin e një shtëpie në Graçanicë dyshohet se u bë për shkak të mosmarrëveshjeve për parking

Kronika November 07, 2022 - 22:19

Policia e Kosovës dje rreth orës 20:00 në Graçanicë ka njoftuar se është hedhur koktej molotovi në oborrin e një shtëpie në Graçanicë.

Për këtë rast janë arrestuar dy të mitur, të cilët janë dërguar në qenrën e mbajtjes, raporton Zeri.info.

PK-ja bën të ditur se deri të kjo situatë ka ardhur pas disa mosmarrëveshjeve që kishte ankuesja me të dyshuarit për shfrytëzimin e parkut publik në hyrje të fshatit respektivisht në afërsi të shtëpive të të dyjëa palëve. /Zëri