Kapet shqiptari në Gjermani, policia i gjen në “Benz” drogë me vlerë rreth 170 mijë euro

Kapet shqiptari në Gjermani, policia i gjen në “Benz” drogë me vlerë rreth 170 mijë euro

Kronika November 07, 2022 - 12:05

Një 37-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë gjermane, pasi është kapur me 2.3 kilogramë kokainë.

Mediet vendase bëjnë me dije se shqiptari u kap me drogë në mjetin e tij tip “Mercedes C 200” më datë 31 tetor në Hamburg.

Aktualisht shqiptari ndodhet pas hekurave dhe pritet që të dërgohet në gjykatë në ditët në vijim. Autoritete gjermane bëjnë me dije se vlera e kokainës e gjetur në makinë e shqiptrait ka një vlerë prej 167 mijë eurosh./abcnews.al/