Tre kosovarë rrahin shtetasin nga Maqedonia pas aksidentit në trafik

Tre kosovarë rrahin shtetasin nga Maqedonia pas aksidentit në trafik

Kronika November 07, 2022 - 09:50

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se tre kosovarë kanë sulmuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut, pas një aksidenti në trafik.

“Janë arrestuar katër të dyshuar, meshkuj, tre prej tyre kosovarë dhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi dyshohet se për shkak të një aksidenti trafiku, që ka ndodhur në mes tyre, të dyshuarit kosovarë e kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin, shtetas të RMV-së, i cili kishte shkaktuar aksidentin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin e Policisë.

I dyshuari i sulmuar ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Zëri