Policia mohon se ka dërguar Njësinë Speciale në pikën kufitare në Jarinjë

Policia mohon se ka dërguar Njësinë Speciale në pikën kufitare në Jarinjë

Kronika November 06, 2022 - 23:03

Policia e Kosovës e ka mohuar raportimin në media se policë të Njësisë Speciale, janë dërguar në pikën kufitare në Jarinjë, pas dorëheqjes së plicëve kufitar serbë.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani në një përgjijge për "Zërin" ka mohuar përfshirjen apo dërgimin e njësive speciale në veri të Mitrovicës.

"Referuar kërkesë suaj ju informojmë se njësitet policore të rendit publik dhe ato kufitare sipas detyrës zyrtare janë duke qarkulluar/lëvizur varësisht nga angazhimet dhe detyrat policore, mirëpo nuk ka ndonjë përfshirje apo dërgim të njësiteve speciale në veri të Mitrovicës, ashtu siç është publikuar në disa media", ka thënë Kelani për "Zeri.info".

Më herët ishte RTV Dukagjini i cili ka publikuar pamje të njësisë speciale, për të cilat u raportua se janë duke u dërguar në pikën kufitare në Jarinjë, por që lajmi del të jetë i pavërtet. /Zëri