Hidhet koktej molotovi në drejtim të një shtëpie në Kishnicë

Hidhet koktej molotovi në drejtim të një shtëpie në Kishnicë

Kronika November 06, 2022 - 22:51

Një koktel molotovi është hedhur sonte në drejtim të një shtëpie në Kishincë të Novobërdes.

Policia ka konfirmuar rastin i cili ka ndodhur rreth orës 20:00, raporton Zeri.info.

"Më 06.11.2022, rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën se në fshatin Kishnicë, në drejtim të një shtëpie, është hedhur një shishe që dyshohet të ketë qenë e mbushur me substancë në gjendje të lëngshme e cila ka mbetur të konfirmohet pas ekzaminimeve të nevojshme”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se Policia po heton rastin dhe nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit menjëherë ka ndërmarrë veprimet hetimore preliminare, të cilat aktualisht sugjerojnë që rasti është i izoluar në vetvete dhe të gjitha indicet orientojnë në drejtim të tillë”, ka shtuar Ahmeti. /Zëri