Merdar: Gjendet e vdekur në makinë një 83-vjeçare

Merdar: Gjendet e vdekur në makinë një 83-vjeçare

Kronika November 06, 2022 - 11:39

Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikëkalimin kufitar të Merdares është raportuar si e vdekur një 83-vjeçare.

Sipas PK-së, bëhet e ditur se dy meshkuj kanë njoftuar se në makinën e tyre është gruaja e vdekur, raporton Zeri.info.

“Në vendin e ngjarjes ka dalur ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raport. /Zëri