Gjendet i vdekur në Prevallë burri që ishte zhdukur javën e kaluar

Gjendet i vdekur në Prevallë burri që ishte zhdukur javën e kaluar

Kronika November 06, 2022 - 11:26

Një burrë që ishte raportuar si i zhdukur më datë 05.11.2022 është gjetur i vdekur në afërsi të Prevallës.

Policia njofton se ekipi i emergjencës ka konstatuar se trupi i viktimes është pa shenja jete.

“Në teren kanë qenë të angazhuara edhe ekipet e kërkim shpëtimit të FSK-së. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Zëri