I vihet zjarri një objekti të një polici serb në Leposaviq
Foto: Ilustrim

I vihet zjarri një objekti të një polici serb në Leposaviq

Kronika November 06, 2022 - 11:20

Dje pas mesnate një shtalle të një zyrtari policor serb i është vënë zjarri në Donje Kërnjen të komunës së Leposaviqit.

Policia ka bërë të ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Ende nuk dihet nëse kjo është bërë për motive ndër etnike, pasi kujtojmë se kohët e fundit janë raportuar disa vetura të djegura që kanë kthyer targat ilegale në “RKS”. /Zëri