Dogana e Kosovës kap mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 100 mijë euro

Dogana e Kosovës kap mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 100 mijë euro

Kronika November 05, 2022 - 17:17

Dogana e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka identifikuar dhe sekuestruar mallra të kontrabanduar në vlerë prej 100 mijë eurosh në dy raste të ndara.

Bëhet e ditur se rasti i parë ka ndodhur me një dërgesë në kontejner me mallra të deklaruara si produkte bujqësore, por është hasur një gjenerator me fuqi prej 15 KW në sasi prej 50 copë dhe 100 pompa të ujit.

“Në rastin e dytë, Dogana bazuar në informata ka ushtruar një kontrollë në një ndërtesë në zonën industriale të Prishtinës, ku ka gjetur sasinë prej 866 litra pije me përmbajtje alkoolike, me ç’rast malli është sekuestruar dhe është iniciuar ndjekja penale ndaj peronit/ave përgjegjës”, thuhet në komunikatë. /Zëri

Image