Theri me thikë bashkëmoshatarin e tij, arrestohet pejani i mitur

Theri me thikë bashkëmoshatarin e tij, arrestohet pejani i mitur

Kronika November 04, 2022 - 15:56

Pas një pune intensive të hetuesve të Stacionit Policor në Pejë, sot, më datë 04.11.2022, është arrestuar i dyshuari i mitur.

Sipas njoftimit të PK-së, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, sot rreth orës 10:00, është njoftuar se në një shkollë private në rrugën “Muharrem Mitrovica” në Pejë ka ndodhur një incident.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe ka kuptuar se gjatë një përleshje në mes të dy nxënësve (të mitur) të kësaj shkolle, njëri nga ta kishte pësuar lëndime nga mjeti i mprehtë (thikë), viktima e rastit është dërguar në Spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë, raporton Zeri.info.

Pas intervistimit në prezencën e avokatit mbrojtës dhe prindit i dyshuari me urdhër të prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 24 orë.