Prishtinasi lajmëron Policinë, disa të panjohur ia ekspozojnë armën dhe e rrezikojnë me veturë

Prishtinasi lajmëron Policinë, disa të panjohur ia ekspozojnë armën dhe e rrezikojnë me veturë

Kronika November 04, 2022 - 11:04

Ankuesi ka raportuar në Polici se disa persona të panjohur e kanë rrezikuar atë disa herë me veturë dhe njëkohësisht duke ia ekspozuar armën.

Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 01:55, në rrugën “Dervish Çollaku” në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur disa herë me veturë e kanë rrezikuar ankuesin dhe më pas njëri ka ekspozuar një armë të zjarrit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar nga Policia. /Zëri