Arrestohen dy prishtinas pasi bënë për spital një femër dhe një mashkull

Arrestohen dy prishtinas pasi bënë për spital një femër dhe një mashkull

Kronika November 04, 2022 - 11:03

Polica në Prishtinë ka arrestuar dy persona të dyshuar, pasi të njëjtët kanë sulmuar fizikisht një femër dhe një mashkull, duke u shkaktuar kështu edhe lëndime trupore.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 14:20, në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi kanë sulmuar fizikisht viktimat, një mashkull dhe një femër, kosovarë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Zëri