Në një shtëpi në Dragash konfiskohen tri pushkë e dy revole, arrestohet një person

Në një shtëpi në Dragash konfiskohen tri pushkë e dy revole, arrestohet një person

Kronika November 04, 2022 - 10:39

Dje rreth orës 12:30 është arrestuar një person, pasi gjatë kontrollit të shtëpisë i janë gjetur armëmbajtje pa leje.

Policia e Kosovës bën të ditur se në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy revole, një pushkë gjuetie, një pushkë automatike, një pushkë ajrore, dy thika, 175 fishekë, pesë gëzhoja dhe disa pajisje të ndryshme për mbajtjen e armëve, transmeton Zeri.info.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri