Vdes një femër nga Vitia, Policia nis hetimet

Vdes një femër nga Vitia, Policia nis hetimet

Kronika November 04, 2022 - 10:13

Një femër nga Vitia është dërguar në QKUK, pasi i është keqësuar gjendja shëndetësore, por mjekët konstatuan se e njëjta arriti pa shenja jete.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 14:00, në Viti, raporton Zeri.info.

“Viktimës femër kosovare, pasi i ishte keqësuar gjendja shëndetësore, është dërguar në drejtim të QKUK-së, mjekët kishin konstatuar se e njëjta ka arritur pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”. /Zëri