Dy raste ngacmimesh seksuale në Ferizaj, të dyshuar një afgan e një kosovar
Kronika
November 04, 2022 - 10:06
Dy raste të ndara të ngacmimit seksual janë raportuar në Ferizaj gjatë 24 orëve të fundit.
Në rastin e parë është arrestuar një mashkull nga Afganistani, pasi që ka ngacmuar seksualisht viktimën femër shtetase e Afganistanit.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Në rastin e dytë një femër kosovare ka raportuar në polici se është ngacmuar seksualisht nga një mashkull. Në lidhje me këtë rast Policia ka intervistuar të dyshuarin dhe rasti është nën hetime. /Zëri