Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari në kërkim

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari në kërkim

Kronika November 03, 2022 - 16:41

Policia e Kosovës ka publikuar foton e një personi nga Peja, të cilin policia është duke e kërkuar për ta arrestuar, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “lëndim i lehtë trupor”.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se, personi i kërkuar është Avdyl (Ramiz) Muriqi, i lindur me 25.05.1993 në Pejë, i kërkuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, raporton Zeri.info.

Policia e Kosovës me këtë rast kërkon nga qytetarët e Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë